HUNIME : TENTIM TË DHUNËS : VARDISJET SEKSUALE
Dhuna seksuale
Dhuna seksuale ndaj grave merr shumë forma të ndryshme. Te çdo person i prekur pasojat janë të ndryshme. Ne i njohim pasojat e dhunës seksuale.
Shërbimet tona
Nëse keni qenë viktimë e dhunës seksuale, te ne do të gjeni këshilla dhe përkrahje të besueshme, profesionale dhe pa pagesë, dhe pavarësisht se sa kohë më parë ka ndodhur akti i dhunës dhe pavarësisht nëse është denoncuar rasti apo jo. Ne jemi përgjegjës për tre qarqet e kantonit të Cyrihut për çështjet e dhunës në familje në përputhje me Ligjin për Mbrojtje kundër Dhunës. Ne gjithashtu këshillojmë edhe anëtarët dhe profesionistët.
Ne ofrojmë
- këshillim psikologjik
- mbështetje në krizë
- këshilla ligjore
- mbështetje/shoqërim në procedurën penale
- informim mbi të drejtat dhe e drejta për të përfituar sipas Ligjit për Ndihmën e Viktimave
- ndërmjetësimin e profesionistëve të tjerë (Avokatë/e, terapisë/e etj.)
Këshillimet realizohen në qendrën këshilluese pas marrëveshjes telefonike. Frauenberatung sexuelle Gewalt është një qendër e njohur për mbështetjen dhe ndihmën e viktimave në kantonin e Cyrihut.